Lumi i shenjtë mbulohet nga një shkumë toksike ndërsa besimtarët laheshin në ujërat e tij!
Një shtresë shkume toksike mbuloi pjesë të një lumi të shenjtë pranë kryeqytetit të Indisë të mërkurën, ndërsa hindutë u mblodhën në brigjet e tij për të festuar një festë fetare dhe disa besimtarë laheshin në ujëra.
Shkuma e bardhë, një përzierje e ujërave të zeza dhe mbetjeve industriale, u formua gjatë javës së fundit në pjesë të lumit Yamuna — një degë e lumit të shenjtë Ganges — që rrjedh rreth 1376 kilometra në jug nga Himalajet përmes disa shteteve .
Shkuma e mprehtë përmban nivele të larta të amoniakut dhe fosfateve, të cilat mund të sjellin probleme të frymëmarrjes dhe lëkurës, sipas ekspertëve. Ardhja e tij përkoi me Chhath Puja, një festë kushtuar perëndisë së diellit, Zotit Surya.
Në fillim të kësaj jave, disa hindu u panë duke ecur nëpër shkumën toksike për t’u larë dhe lutur në lumë. Sipas Press Trust of India, 15 varka janë vendosur nga qeveria për të hequr shkumën, por ekspertët kanë frikë se ajo tashmë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
“ Lumenjtë e ndotur të Indisë
Për dekada, pjesë të Yamuna-s janë rrënuar nga hedhja e kimikateve toksike dhe ujërat e zeza të patrajtuara. Në disa seksione, lumi duket i errët dhe me llucë, ndërsa mbetjet plastike mbulojnë brigjet e tij.
Lumi është më i ndotur në zonat përreth Delhit, për shkak të popullsisë së dendur të qytetit dhe niveleve të larta të mbetjeve. Vetëm 2% e gjatësisë së lumit rrjedh nëpër kryeqytet, por Delhi kontribuon me rreth 76% të ngarkesës totale të ndotjes së lumit, sipas një komiteti monitorues të qeverisë.
Rawat, nga SANDRP, tha se lumi i ndotur po ndikon te njerëzit që jetojnë në disa qytete në rrjedhën e poshtme, duke përfshirë Faridabad, Noida dhe Agra. Mijëra fshatarë e marrin ujin për vaditje nga lumi, për t’u larë e për të pirë.
Në vitin 2017, shkumë me pamje të ngjashme u shfaq në liqenin Varthur në qytetin jugor të Bangalore. Shpërthimet e forta të erës sollën ‘koktejin’ kimik të shkumëzuar në rrugë. Në të njëjtin vit, një liqen në Bangalore shpërtheu në flakë, gjë që ekspertët besojnë se ishte për shkak të gjurmëve të naftës në ujë. CNN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.