Macron gjen “surprizën” – Auditi zbulon 9 mld euro gropë financiare në buxhet
Zyra publike e auditit në Francë ka zbuluar një gropë financiare në buxhetin e këtij viti, në vlerën e 9 miliardë eurove. Këtë gjë e kishte paralajmëruar edhe më parë Emmanuel Macron.
Ministrat e qeverisë së re franceze kanë deklaruar se do të arrijnë që të gjejnë në buxhet paratë për të mbuluar gropën prej 9 miliardë euro. Ky boshllëk masiv është krijuar gjatë muajve të fundit, pasi qeveria e mëparshme duke se ka hapur thesin përpara zgjedhjeve.
Ndër të tjera, qeveria e re franceze, pavarësisht 9 miliardë eurove që mungojnë, ka konfirmuar angazhimin për të regjistruar një defiçit buxhetor në më pak se 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
9 miliardë euro që mungojnë, përkthehen në 0.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Francës, dhe shifra është tejet domethënëse, dhe mund të ketë impakt në performancën e ekonomisë së dytë më të madhe në Eurozonë.
Raporti i detajuar i auditit do të publikohet ditën e Enjte, dhe ende nuk dihet asgjë sa i përket kësaj grope financiare, veç shifrës totale.
Pas zbulimit të këtij hendeku në buxhet, ministri i buxhetit, le Maire dhe kryeministri Edouard Philippe zhvilluan një takim emergjent me Emmanuel Macron në pallatin presidencial, për të diskutuar pikërisht gjendjen e financave publike.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.