Macron, me kandidat të ri për KE – Propozon ekzekutivin Thierry Breton si komisionerin francez
Franca ka propozuar ekzekutivin e kompanisë së teknologjisë Atos, Thierry Breton, si kandidatin për të drejtuar politikat industriale tek Komisioni Europian i ardhshëm, sipas zyrës së Emmanuel Macron.
Breton, që ka qenë ministër i Financave nën presidentin Zhak Shirak, ka drejtuar kompaninë Atos që prej vitit 2009. Sipas burimeve të qeverisë franceze, Breton është person i përshtatshëm për çështjet industriale dhe njeh mirë institucionet e Bashkimit Europian.
Më herët gjatë muajit, deputetët refuzuan Sylvie Goulard, që ishte zgjedhja fillestare e Macron për komisioner, çka shkaktoi irritime të Parisit ndaj konservatorëve gjermanë në parlamentin europian.
Lideri francez, që ka negociuar me presidenten e ardhshme të komisionit Ursula Von der Leyen, po përpiqet të lë pas “krizën politike” dhe të kërkojë siguri për kandidatin e ri. Çdo vend anëtar nominon një kandidat për Komisionin, i cili duhet të kalojë një seancë të konfirmimit në Parlamentin Europian. Pavarësisht pikëpamjeve konservatore, Breton mbështeti Macron në fushatën e vitit 2017.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.