Macron premton reforma – “Reforma ekonomike dhe politike në Francë dhe BE”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, premtoi se do të vijojë të nxisë reformat ekonomike dhe politike, gjatë muajve në vijim dhe tha se, do të kërkojë edhe reformimin e Europës. Gjatë një fjalimi në televizion, me rastin e Vitit të Ri, presidenti 40-vjeçar bëri të qartë se, do të trajtojë edhe çështjet e tjera të brendshme dhe të jashtme, përfshirë edhe përmirësimin e përfitimit të asistencës së papunësisë.
“Pyesni çdo mëngjes çfarë mund të bëni për vendin. Unë dua të them se me këtë frymë që kemi, me këtë vendosmëri dhe ambicie të sinqertë, ne do të ndihmojmë për frymëzimin e rilindjes franceze”.
Macron u zotua gjithashtu të vazhdojë të punojë me Gjermaninë për të reformuar Bashkimin Europian, duke shtuar se “Evropa është e mirë për Francën”.
Sipas Macron, qeveria franceze po planifikon të ndryshojë ligjet e emigracionit, por që kanë shkaktuar shqetësime edhe në mesin e anëtarëve të lëvizjes së tij, “Republika në Lëvizje”.
Gjithashtu, Macron i bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij, të ndihmojnë vendin, duke përmendur fjalinë e famshme të ish-presidentit amerikan, John F. Kennedy, në vitin 1961: “mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi për ju, por se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj”.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.