Macron, Presidenti i ri i Francës: Do t’i luftoj ndarjet që sfidojnë vendin
Presidenti i zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron u zotua se do të shërbejë me përulësi, me forcë dhe duke u qëndruar besnik parimeve të Republikës për “liri, barazi dhe vëllazëri”.
Macron mundi të dielën rivalen nga ekstremi i djathtë, Marine le Pen, ku sipas votave të numëruara, kandidati i qendrës fitoi 66.06% të tyre, ndërsa Le Pen 33.94%.
Macron si Presidenti më i ri i Francës u zotua se do të forcojë marrëdhëniet e vendit të tij me Evropën. Ai iu adresua mijëra mbështetësve para Muzeut Louvre në Paris, duke dalë në skenë me himnin e Bashkimit Evropian
“Do të bëj gjithçka që mundem gjatë pesë viteve të ardhshme, në mënyrë që askush të mos ketë më arsye për të votuar për ekstremet”, tha Macron, duke iu referuar atyre që kanë votuar Le Pen.
“Nuk do të dorëzohemi para frikës dhe ndarjeve. Do t’i luftoj ndarjet që sfidojnë Francën”, tha ai.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.