Macron “pushton” Francën – Bën për vete elektoratin, mazhorancë dërrmuese
Në rreth një muaj, Emmanuel Macron ia ka dalë të vërtetojë se nuk i fitoi zgjedhjet presidenciale si kundërshtar i Le Pen, por si një njeri që ofroi një platformë reale.
Sondazhet e fundit tregojnë se, partia e tij, jo vetëm që do të fitojë zgjedhjet parlamentare, por do të marrë edhe mazhorancën dërrmuese.
Nuk duhet harruar se, “Republika në Lëvizje”, partia e themeluar nga Emmanuel Macron, është krijuar vetëm një muaj më parë. Partia e tij rezulton fituese e zgjedhjeve parlamentare me 29% të votave, ndërkohë që në vend të dytë, me diferencë të ndjeshme renditen repulbikanët, me 20% të votave.
Fronti nacional i Marine le Pen projektohet në 18%, ekstremi i majtë i Jean Luch Melenchon në 13%, dhe socialistët, në vetëm 9%.
Projeksionet tregojnë se, partia e Macron do të marrë mes 335 dhe 355 vendeve në parlamentin e ardhshëm prej 535 vendesh në total. Mazhoranca absolute ndahet në kufirin e 289 vendeve.
Sondazhet e kaluara ndërkohë, tregonin se, partia e Macron do të fitonte maksimumi 300 vende në parlamentin e ri. Por, në harkun e 2 javëve, ai duket se ka fituar ndjeshëm terren në elektorat, duke shfrytëzuar edhe dobësinë e partive të tjera kundërshtare.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.