Majko: Bashkëpunimi me INSTAT i nevojshëm për statistikat e shqiptarëve jashtë vendit
Grupi i punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën dhe Planin e Veprimit i përbërë nga përfaqësuesit e ministrive ka zhvilluar sot takimin e tretë të tij.
Në fokus të diskutimeve ishin fondi për diasporën, bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Institutin e Statistikave si dhe përgatitja e një plani kulturor për diasporën.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, vuri theksin te problematikat që hasin mësuesit dhe studentët e diasporës. Po ashtu, ai nënvizoi edhe nevojën e bashkëpunimit me INSTAT lidhur me statistikat e shqiptarëve që ndodhen jashtë vendit.
Ndërkohë, takimi i radhës do të mbahet në datën 16 shkurt 2018.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.