Majmunët në Parlament – Shitet në ankand për 9.8 milion paund vepra e artit e punuar nga Banksy

Një kanavacë e madhe 4 metra e gjatë, e pikturuar nga Banksy, që përshkruan majmunët të ulur në vend të politikanëve në Parlamentin e Britanisë, u shit për më shumë se 9.8 milion paund, sipas Sotheby’s.
Vlera e saj para ankandit u vlerësua midis 1.5 milion dhe 2 milion paund. Gjatë kohës së ofertave, e cila zgjati 13 minuta, në ankand u tha që “po bëhej histori”.
Piktura u shit për një çmim prej 8.5 milion paund, në të cilën shtohen tarifat duke dhënë një çmim përfundimtar prej 9,879,500 paund.
Piktura është bërë në vitin 2009, por kjo nuk ka ndaluar shumë komentues të krahasojnë skenën me ngjarjet e fundit në politikën britanike.
Bansky është një artist rrugësh, aktivist politik, regjisor filmash, anonim, i cili operon në Mbretërinë e Bashkuar.
Ekspertët thonë se kjo vepër ka një vlerë të jashtëzakonshme sot, jo vetëm në Britaninë e Madhe por në të gjithë Europën. Një prej demokracive më të vjetra në botë po kthehet pas në kohë drejt sjelljeve tribale të kafshëve, thonë kritikët e artit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.