“Make Romania Great Again”, dhurata e Donald Trump për homologun e tij
“Make Romania Great Again” ishte mesazhi i zbukuruar në një kapele që Presidenti amerikan Donald Trump i dhuroi homologut të tij rumun, Klaus Iohannis.
Slogani është i njëjtë si ai që përdori Trump në fushatën e tij presidenciale për vitin 2016.
Dhurata iu dorëzua Iohannis ndërsa vizitoi Shtëpinë e Bardhë.
Fotografitë e publikuara nga Iohannis në Facebook e treguan atë duke provuar kapelen, dhe tepër të qeshur në takim.
Trump dhe Iohannis diskutuan çështje të tilla si siguria rajonale, energjia, zbatimi i ligjit dhe programi i heqjes së vizave.
Një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thotë që të dy vendet ishin kundër Nord Stream 2, një tubacion i ri gazi eksporti që kalon nga Rusia në Europë përtej detit Baltik.
“Shtetet e Bashkuara dhe Rumania pranojnë se siguria e energjisë është siguria kombëtare. Ne nënvizojmë kundërshtimin tonë ndaj Nord Stream 2 dhe projekteve të tjera që i bëjnë Aleatët dhe partnerët tanë të varur nga energjia Ruse”.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.