Makina e parë në botë me uiski përfundoi testimin në Skoci

Makina e parë me uiski përfundoi testin e parë ne Skoci. Sipas “Celtic Renewables” për të mbushur makinën duhet të shkohet në një biokarburant, i quajtur biobutanol.
Ky lloj “karburanti” është i përbërë nga mbetjet e elbit si dhe mbetje të uiskit të cilat pas përpunimit krijon një lloj lëngu. Biokarburanti ka si qëllim të jetë zëvendësuesi i karburanteve tradicionale të gazit dhe naftës.
Kalimi në karburantin e ri nuk kërkon ndryshimin e motorit. “Celtic Renewables” ishte ajo që krijoi biokarburantin, ku ai thekson se industria e uiskit nuk i përdor mbetjet, në këtë mënyrë mund të shfrytëzohen për këtë lloj gjetje.
“Kjo është hera e parë në histori që një makinë i është drejtuar një biokarburanti të prodhuara nga mbetjet e prodhimit të uiskit” raporton BBC.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.