Makinat elektrike – Tesla regjistron një firmë të re në Kinë

Tesla ka regjistruar një firmë të re makinash elektrike në Shangai, pasi Kina po përgatitet të heqë rregullat për kufizimin e pronësisë së huaj të ndërmarrjeve të reja të automjeteve elektrike (NEV).
Kompania e re, Tesla (Shanghai) Co Ltd, u regjistrua më 10 maj dhe do të fokusohet në makina elektrike, pjesë rezervë dhe bateri.
Prodhuesi i makinave në SHBA ka qenë në negociata të zgjatura për të ngritur fabrikën e vet në Shanghai për të prodhuar automjete në vend, duke ndihmuar në forcimin e pozitës së saj në treg për makinat elektrike dhe për të shmangur tarifat e larta të importit.
Tesla aktualisht importon të gjitha makinat që shet në Kinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka firma të tjera të regjistruara në Kinë, të fokusuara në shitje dhe kërkime.
Kina pritet të heqë kufijtë mbi pronësinë e huaj të ndërmarrjeve NEV këtë vit dhe të gjitha sipërmarrjet e automobilave deri në vitin 2022, një ndryshim i madh politikash në tregun më të madh të makinave në botë.
Analistët janë shprehur se përfituesit kryesorë të rregullave më të lira të pronësisë do të ishin krijuesit e NEV si Tesla.
Shefi i Tesla-s, Elon Musk, ka kritikuar më parë rregullat e ashpra të Kinës për bizneset e huaja, duke u shprehur se ata krijuan një ‘fushë të pabarabartë të lojës’.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.