Makinat me xhama të errët – DPSHTRR propozon ndryshime të VKM-së në fuqi
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka propozuar disa ndryshime të VKM 763 dt. 6.12.2005 për të specifikuar më mirë rregullat e errësimit të xhamave.
Sipas DPSHTRR-së, interpretimet e VKM-së ën fuqi duhet të shfuqizohen për të shmangur kështu të gjitha ‘streset’ gjatë kontrollit.
“Propozojmë ndryshim të VKM 763 dt. 6.12.2005 për të mirëspecifikuar rregullat e errësimit të xhamave! Për ballor/anësorët rreshti 1, mjetet Coupe, specifike, kusht i domosdoshëm të përcjellë 75% dritë! Për xhamat e pasëm të lejohet errësimi (xham/film). Kontrolli thjeshtësohet nga shembujt me pajisjet elektronike për të evituar evazivitetin! Kontrolli do bëhet në çdo Kontroll Fizik dhe nga Policia Rrugore. Kërkojmë shfuqizimin e interpretimeve e streseve në kontrolle që burojnë nga VKM në fuqi.”
Ndërkohë, kujtojmë se prej datës 7 janar të këtij vitit DPSHTRR ka urdhëruar ndalimin e shërbimit për automjetet që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.