Mali i Zi – Nesër anëtari i 29-të i NATO-s
Nesër do të zhvillohet ceremonia e pranimit zyrtarisht të Malit të Zi në NATO.
Nënsekretari amerikan i shtetit, Thomas Shannon, do të jetë mikëpritësi I kësaj ceremonie ku kryeministri I Malit të Zi do të depozitojë të ashtuquajturin “instrument të pranimit” duke e bërë Malin e Zi anëtarin e 29 të aleancës.
Pas kësaj ceremonie, flamuri I malit të zi do të valojë për herë të parë në selinë e NATO-s më 7 Qershor.
“Antarësimi i Malit të Zi në Nato do të mbështesë integrim më të madh, reforma demokratike, tregti, siguri dhe stabilitet me të gjithë fqinjët e tij”, u shpreh kështu Departamenti Amerikan I Shtetit.
Ai gjithashtu shtoi se ky pranim “riafirmon vendet e tjera aspirante se dera e NATO-s mbetet e hapur, për të gjitha ato vende që janë të gatshme për të bërë reforma te domosdoshme për arritjen e standardeve të NATO-s, dhe t’i pranojë rreziqet, përgjegjësitë dhe po ashtu përfitimet nga ky anëtarësim”
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.