Mali i Zi planifikon të listojë aksionet e 6 kompanive shtetërore në bursën e Podgoricës
Qeveria e Malit të Zi po planifikon të privatizojë 6 kompani shtetërore duke i listuar aksionet e tyre në bursën malazeze. Më konkretisht kompanitë për të cilat bëhet fjale janë Agrotransport, Metal Produkt, Malazezoturist, Crnagoracoop, Novi Duvanski Kombinat dhe Kotor Projekt.
Qeveria ka filluar gjithashtu përgatitjet për fillimin e tenderëve për privatizimin e operatorit të hotelit Budvanska Rivijera, prodhuesit të veshjeve të punës Castello Montenegro dhe ndërmarrjes metalurgjike ‘Institut za crnu metalurgiju’, sipas deklaratës zyrtare të qeverisë.
Sipas Seenews tenderi do të synojë shitjen e aksioneve në pronësi të shtetit në të tre kompanitë, ndërsa për ‘Institut za crnu metalurgiju’ do të jetë e mundur një rritje kapitali nga një investitor privat. (seenews)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.