Mallrat e akcizës – Të ardhurat në buxhet, 1.4 miliardë lekë më shumë se 2016

Të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë 5 muajve të parë të këtij vitit kanë qenë më të larta se një vit më parë.
Kështu, referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave, rezulton se të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 16.7 miliard lekë, ose 1.4 miliardë lekë më shumë se 5 mujori i vitit 2016, periudhë që kapi vlerën e 15.3 miliardë lekë.
Sipas të dhënave zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të gjithë zërat ose mallrat që tatohen me akcizë gjatë kësaj periudhe janë me rritje. Kështu në total sasia e mallrave të akcizës së hedhur për konsum gjatë 5-mujorit të parë, në krahasim me një vit më parë, është 21 686 ton.
Të ardhurat nga taksa e akcizës në vitin që lamë pas shënuan një mosrealizim të ndjeshëm. Ndërkohë që në fillim të këtij viti qeveria përfshiu për herë të parë në sistemin e akcizës edhe gazin e lëngshëm, si një mundësi për të rregulluar tregun, por pse jo edhe për të rritur të ardhurat në buxhet.
Por duke parë rritjen e importit të mallrave mund të ketë ndikuar rritja e konsumit, dhe e dyta aksioni ndaj informalitetit mund të ketë ndikuar në uljen e evazionit dhe kontrabandës në këtë sektor.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.