Mallrat e sekuestruara – 14 ankande në dy muaj, vlera mallrave të shitur mbi 7 mld lekë
Aksioni i qeverise ndaj luftës kundër informalitetit ka sjellë një rritje të ndjeshme të ankandeve që kryejnë zyrat e rezervave te shtetit.
Nga muaji korrik deri në shtator, referuar Drejtorisë së Përgjithshme të rezervave materiale të shtetit, janë shpallur rreth 14 ankande, ku evidentohet se janë shitur një sërë mallrash të sekuestruara nga Administrata Tatimore me një vlerë mbi 7 miliardë lekë (7.396.557.209).
Ajo që të bie në sy është fakti se tatimorët kanë sekuestruar artikuj ushqimor, veshmbathje, pajisje të përdorura “Mallra të ndryshme industriale”, etj. Mallrat e konfiskuara që magazinohen më së shumti vijnë nga aksionet tatimore dhe më pak nga kontrabanda në dogana.
Sipas Drejtorisë së Rezervave, në ankand ka të drejtë të marrë pjesë edhe vetë subjekti të cilit i është sekuestruar malli. Ndërkohë që janë shpallur edhe 3 ankande të tjera për shitjen e mallrave të sekuestruara të cilat do të zhvillohen më datat 12, 25 dhe 26 shtator.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.