Mallrat e sekuestruara – Në Tetor, 2 ankande. Vlera e mallrave, mbi 3 mln lekë

Që në ditët e para të muajit Tetor, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit ka zhvilluar 2 ankande kryesisht në qytetet e Pukës dhe të Durrësit.
Vlera e mallrave të sekuestruara, të cilat kanë kaluar në interes të shtetit, kap shifrën mbi 3 milion lekë. Mallrat e sekuestruara nga tatimorët janë artikuj ushqimor, veshmbathje si edhe mallra të ndryshme industriale .
Ankandi i parë është zhvilluar në qytetin e Durrësit, ku vlera e mallrave të sekuestruara kapë shifrën prej 2.9 milion lekësh me TVSH, kjo sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm i Vlerësimit për këtë qëllim.
Ankandi i dytë është zhvilluar në qytetin e Pukës, ku vlera e mallrave shkoi deri në 28 mijë lekë.
Mallrat e konfiskuara që magazinohen më së shumti vijnë nga aksionet tatimore. Ndërkohë pritet edhe në ditët në vijim që Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit të shpall ankande për shitjen e mallrave të sekuestruara.
Sipas kësaj Drejtorie, në ankande kanë të drejtë të marrin pjesë edhe vetë subjektet të cilave u është sekuestruar malli.
Nertila Doko/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.