Mallrat shqiptare gjejnë rrugën – Si ka ndryshuar transporti në shtator
Mallrat e eksportuara me rrugë në shtator 2020 janë rritur me 17.1%, krahasuar me shtator 2019. Sipas statistikave të transportit, duket se ky ka qenë një muaj rikuperimi sa i takon kësaj forme të transportit të mallrave.
Referuar të dhënave, në shtator 2020, Shqipëria ka eksportuar 10.6 miliardë lekë mallra me rrugë, në një kohë që në shtator 2019, kjo vlerë ishte 9.1 miliardë lekë, duke u diferencuar kështu me 1.5 miliardë lekë nga një vit më parë.
Megjithatë, mallrat e eksportuara me det zënë pjesën kryesore të totalit, 56.1%. Ndërkaq, ato me rrugë zënë 42.4%, ndërsa mallrat e eksportuara në rrugë ajrore nuk zënë as 1% të së tërës. (për muajin shtator 2020).
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.