Malta ‘hap dyert’ për blockchain – Synon të tërheqë kompanitë e huaja të teknologjisë financiare
Në përpjekje pa ta kthyer vendin e Mesdheut në ‘Ishull Blockchain”, qeveria e Maltës po hap dyert e saj për teknologjinë blockchain dhe si dhe teknologji të tjera. Ato do të bëjnë të mundur që transaksionet të kryhen më shpejt midis njerëzve pa ndërhyrje apo kontrolle nga palët e treta.
Blockchain shihet si një alternativë që do të rrisë sigurinë si dhe do të ulë kostot e transaksioneve. Malta beson se ishulli mund të bëhet një ‘parajsë’ për kriptovaluatat si Bitcoin.
Me 4 korrik parlamenti maltez miratoi tre projektligje për vendosjen e një kornize rregullative dhe për nxitjen e inovacionit në teknologjitë e ngjashme me blockhain. Përmes tyre, qeveria synon tërheqjen e kompanive të huaja të teknologjisë financiare për t’u vendosur në vend.
Fitorja legjislative e bëri Maltën “autoritetin e parë të botës për të siguruar siguri ligjore për këtë hapësirë”, tha ministri maltez për Shërbime financiare, Ekonomi digjitale dhe Inovacion, Silvio Schrembi.
Ndërkohë, analistët shprehen se kjo lëvizje e Maltës tregon qasjen e ishullit drejt blockchain.
“Malta ka pranuar faktin se teknologjia blockchain dhe kriptovaluatat janë të pashmangshme dhe do të bëhen më të popullarizuara”, tha Joseph Borg, kreu i këshillimit blockchain në firmën ligjore WHPartner, duke shtuar se ajo është e destinuar të bëhet një qendër për zhvillimin e blockchain dhe teknologjive të tjera financiare për rritjen ekonomike të ishullit.
Në radhët e vendeve të BE, Malta nuk është vendi i parë që e përqafon teknologjinë blockchain. Lituania po ashtu po bëhet një qendër e kriptovalutave dhe Estonia nga ana tjetër është shumë pranë futjes së monedhës dixhitale të quajtur Estcoin.
Vëmendja e Maltës është e përqendruar te teknologjia blockchain dhe në aplikimin e saj më të gjerë. Sipas ministrit maltez për Transportin, kjo teknologji është një pjesë kyçe e strategjisë kombëtare të teknologjisë që do të transformojë sektorë të ndryshëm.
Në maj të këtij viti, qeveria njoftoi partneritetin me një platformë britanike të blockchain, Omnitude, për të përmirësuar rritjen e transportit publik të ishullit. Binance, një platformë shkëmbimi kriptovalutash shumëgjuhëshe në botë, kohët e fundit ka zhvendosur selinë e saj nga Hong Kongu në Maltë, pas pengesave rregullatorë në Lindjen e Largët.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.