Manastirliu apel për pjesëmarrje në konkursin për drejtorët e spitaleve Bashkiake

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hapur konkursin publik për drejtorët e 24 spitaleve Bashkiake në të gjithë Shqipërinë.
Në kuadër të këtij konkursi, Ministrja Ogerta Manstirliu u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të aplikojnë për këtë pozicion.
Aplikantët duhet të plotësojnë një sërë kriteresh të cilat janë të publikuara në faqen e MShMS-së.
Po ashtu, bashkangjitur duhet të dorëzojnë edhe një listë dokumentacionesh që përfshijnë një letër interesi për pozicionin për të cilin po konkurrojnë, jetëshkrimin, një formular vetë deklarimi i gjendjes gjyqësore, etj.
28 Tetori është edhe data e fundit për pranimin e aplikimeve.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.