Manastirliu: Java e hapur e vaksinimit nëpër universitete, mundësia më e mirë për të mbrojtur studentët
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë vizitës së saj në kampusin e Universitetit të Durrësit u shpreh se java e hapur e vaksinimit në universitete është mundësia për çdo student për të mbrojtur shëndetin e tij, por edhe një akt moral e përgjegjësi qytetare për mbrojtjen e shëndetit të tjerëve, për të hyrë të sigurt së bashku në auditorë.
Sipas Manastirliut ekipet e shëndetësisë janë në dispozicion të studentëve pranë fakulteteve ku ata studiojnë, për t’u vaksinuar ndaj Covid-19, çdo ditë të kësaj jave, nga ora 8:30-14:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.