Manastirliu mbledh Task-Forcën: Vendosen përforcime të masave pas situatës shëndetësore në Itali!
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka mbledhur gjatë mëngjesit të sotëm Task-Forcën me ekspertë dhe drejtues të institucioneve shëndetësore për forcimin e masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së Koronavirusit COVID-19.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e saj zyrtare, ministrja shpjegon se kjo mbledhje u organizua si pasojë e situatës shëndetësore aktuale në shtetin fqinj, Itali.
“U vendos përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur mundësitë e parandalimit dhe për të siguruar kufizimin e përhapjes së Koronavirusit COVID-19”, shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.