Manastirliu në OKB: Qeveria do të financojë për herë të parë ndërmarrjet sociale
Qeveria shqiptare do të financojë për herë të parë ndërmarrjet sociale për të mbështetur gratë dhe grupet e pafavorizuara të shoqërisë. Deklarata ka ardhur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.
Kështu, rreth 30% e të punësuarve në këto ndërmarrje do të jenë persona me aftësi të kufizuar, persona që dalin nga skema e ndihmës ekonomike si dhe grupe të tjera të pafavorizuara. Sipas Manastirliu, përmes kësaj politike synohet jo vetëm integrimi i individëve të përjashtuar nga tregu i punës, por edhe gjithëpërfshirja dhe punëismi kryesisht te gratë dhe vajzat.
“Sfidat me të cilat përballen grupe të ndryshme si gratë dhe vajzat janë të shumta, prandaj dhe duhen trajtuar në mënyre inovative. Mbështetja jonë për ndërmarrjet sociale do të mundësojë adresimin e shumë problemeve sociale nëpërmjet zgjidhjeve afatgjata dhe të qëndrueshme. Krijimi i një klime të favorshme dhe financimi i filluar nga qeveria këtë vit për ndërmarrjet sociale është përcaktues për suksesin e tyre”, u shpreh Manastriliu.
Minsitrja aktualisht po merr pjesë në Sesionin e 63-të të Komisionit për Statusin e Grua, i cili po zhvillon punimet në New York me përfaqësues të lartë nga 70 vende të botës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.