Manastirliu publikon planin e lehtësimit – Ja masat që hiqen nisur nga 1 qershori
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga sot do të nis lehtësimi gradual i masave anticovid, për një sezon turistik përtej pandemisë.
Nga dita e sotme do hiqen detyrimet për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme. Barriera mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik.
Ora policore do të shtyhet në orarin 23:00 deri në 06:00, ndërsa klubet e natës, diskot do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura. Muzika do të lejohet deri në orën 22:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.