Manastirliu: ”Së shpejti do të hapet dhe spitali Covid 2”
Në një komunikatë për mediat, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri një pasqyrim lidhur me situatën në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të koronavirusit.
Duke shprehur një falenderim të thellë për të gjithë mjekët dhe infermierët, ministrja Manastirliu i bëri thirrje qytetarëve të mos i drejtohen menjëherë dyerve të Spitalit të QSUT, por të telefonojnë në numrin 127, më pas të konsultohen me mjekët e familjes dhe nëse paraqesin simpoma klinike t’i drejtohen spitalit. Kjo pasi të gjithë mjekët dhe infermierët janë të agazhuar njëkohësisht në parandalimin e Covid-19. Ndërsa ka qenë sot në spitalin e Traumës, për të parë nga afër gjendjen ministrja deklaroi se aktualisht aty po trajtohen 35 pacientë.
Gjithashtu, Manastirliu bëri me dije se së shpejti do të hapet dhe spitali Covid 2, pasi të kenë përfunduar organizimi i kapaciteteve njerëzore për t’i bërë ballë kësaj situate.
🔴 SPITALI I TRAUMËS – Ministrja Ogerta Manastirliu dhe personeli mjekësor së bashku papushim për vijimin e zbatimit të masave ekstreme për luftën kundër Coronavirusit
Posted by Edi Rama on Friday, March 20, 2020
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.