Manastirliu: Shërohet një mjek dhe një infermier nga koronavirusi. 17 numri total i të shëruarve
Nëpërmjet një njoftimi në faqen e Facebook , Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se një mjek dhe një infermier i prekur nga Covid-19 mes 7 qytetarëve të konfirmuar kanë rezultuar negativ në testin e rradhës.
“Mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar. Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë”, është shprehur Manastirliu.
“Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv”, tha Ministrja duke shtuar se: “Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm”.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.