Manastirliu tek familjet në nevojë në Vlorë: Vijon pagesa për fëmijët që nuk braktisin shkollën
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një vizitë në një familje që përfiton nga programi i ndihmës ekonomike në Vlorë. Ministrja deklaroi se reformat e qeverisë kanë krijuar mundësi për më shumë investime për brezin e ri, ku një ndër to është edhe nisma për të pajisur me libra falas 190 mijë fëmijë.
“Vendimi për libra falas nga klasa e parë në të katërtën për çdo fëmijë si dhe për të gjitha klasat për fëmijët e familjeve në nevojë, lehtëson rreth 190 mijë familje, duke treguar vëmendjen e qeverisë shqiptare te arsimimi i fëmijëve që janë e ardhmja e Shqipërisë Europiane”, tha Manastirliu.
Sa i takon familjeve të kategorizuara në shtresat në nevojë, janë 70 mijë fëmije, si fëmijë të familjeve me ndihme ekonomike, të komunitetit rom dhe egjiptian, me aftësi të kufizuar, fëmijët pa mbështetje prindërore, etj. që përfitojnë me këtë vendim të qeverisë, libra falas.
Ministrja u shpreh se të gjithë familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike do të vijojnë të marrin pagesën e posaçme për çdo fëmijë që nuk braktis shkollën si dhe për çdo fëmijë që vaksinohet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.