Manastirliu: Trefishim të analizave falas në spitalet publike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim me banorët e Beratit. Në fokus të takimit ishte prezantimi i investimeve të në shëndetësi si dhe njohja me programet e mbrojtjes sociale që janë parashikuar të zgjerohen me buxhetin e vitit 2018.
Gjatë takimit, Manastirliu njoftoi se spitali i Beratit do të pajiset me pajisje të reja mjekësore. Po ashtu, ajo tha se do të bëhen investime në spitalet rajonale dhe do të ndërtohen 80 qendra shëndetësore në të gjithë vendin.
Krahas investimeve, Ministrja foli edhe për shërbimin laboratorik sipas të cilës do të ketë një standard të ri. Ndërkohë, njoftoi gjithashtu se do të trefishohen analizat falas në spitalet publike.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.