Mandatet 2017 – Sa deputetë do ketë çdo qark dhe ndryshimet me 2013
Në prill të këtij viti me një vendim të veçantë u ndanë edhe mandatet sipas qarqeve. Në total ato mbeten 140 dhe krahasuar me vitin 2013 ka diferenca të vogla.
Kështu Tirana do të ketë dy mandate më shumë në zgjedhjet e këtij viti krahasuar me ato të katër viteve më parë.
Nga 32 mandate ajo ka lëvizur në 34. Edhe Durrësi do të ketë një më shumë se në 2013. Berati, Kukësi dhe Korça kanë një më pak se në zgjedhjet e kaluara.
Por si ndahen mandatet për 12 qarqet për zgjedhjet e vitit 2017:
Qarku Berat 7 mandate
Qarku Dibër 6 mandate
Qarku Durrës 14 mandate
Qarku Elbasan 14 mandate
Qarku Fier 16 mandate
Qarku Gjirokastër 5 mandate
Qarku Korçë 11 mandate
Qarku Kukës 3 mandate
Qarku Lezhë 7 mandate
Qarku Shkodër 11 mandate
Qarku Tiranë 34 mandate
Qarku Vlorë 12 mandate
“Lufta” mes forcave politike është për të siguruar shumicën e thjeshtë prej 71 mandatesh që jep mundësinë e krijimit të qeverisë vetëm.
Në rast të mosarritjes së kësaj shumice partia me më shumë mandate të fituara mund të krijojë koalicion paszgjedhor për të formuar qeverinë.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.