“Mangësi në sigurinë e dronëve” – Hulumtuesi informon krijuesin por e quajnë “hacker” dhe kërcënohet

Krijuesi i dronëve, DJI ka akuzuar një hulumtues të sigurisë kibernetike se ka hakuar serverat e tij.
Kevin Finisterre pohon se ai ka hyrë në të dhënat konfidenciale të klientëve pasi ka gjetur një çelës privat të publikuar në faqen e shkëmbimit të kodeve Github.
Ai iu afrua firmës e cila ofron një shpërblim deri në 30,000 dollarë për të gjithë ata që gjejnë dobësi në sistemet e sigurisë.
DJI tha se aksesi në server ishte i paautorizuar, të dhënat që z.Finisterre ishte në gjendje të shihet përfshinin “të dhëna të paçmueshme të tilla si, pasaportat, patentat e shoferëve dhe kartat e identifikimit”, tha ai.
Pavarësisht se fillimisht i ofronte atij para, në një deklaratë DJI ka akuzuar z.Finisterre se ka refuzuar të bjerë dakord me kushtet e programit të tij të gabimeve “të cilat janë të dizenjuara për të mbrojtur të dhënat konfidenciale dhe të lejojë kohë për analizë dhe zgjidhjen e një dobësie përpara se ajo të zbulohet publikisht.
Ai shtoi: “DJI e merr seriozisht sigurinë e të dhënave dhe do të vazhdojë të përmirësojë produktet e saj falë hulumtuesve që me përgjegjshmërinë e tyre zbulojnë çështje që mund të ndikojnë në sigurinë e të dhënave të përdoruesve dhe produkteve të DJI”.
Gjithashtu do të paguajë për këto gabime në këmbim të raporteve.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.