Manja zbardh “Top Listën” e gjyqtarëve milionerë – Ministri i Drejtësisë paralajmëron nisjen e procedimeve për të shkarkuarit nga Vetting-u

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka paralajmëruar këtë të mërkurë nisjen e hetimeve penale për gjyqtarët e prokurorët që janë shkarkuar nga Vetting-u, por edhe ata që janë dorëhequr, për shkak të mos justifikimit të pasurive.
Nga Selia e Partisë Socialiste, Ministri i Drejtësisë publikoi pasuritë e dhjetë gjyqtarëve e prokurorëve të larguar tashmë nga sistemi, ku binin në sy llogari bankare prej qindra miliona lekësh e dhjetëra apartamentesh në pronësi.
Deklaratat e Ministrit të Drejtësisë u bënë gjatë një konference të përbashkët me Kreun e Qeverisë Edi Rama, i cili gjithashtu kërkoi nisjen e vënien përpara drejtësisë për gjyqtarët e prokurorët e larguar nga sistemi.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.