Manjati rus fillon investimin prej 184 mln euro në Detin Jon
184 milionë euro do të investohen në muajin Tetor në ishullin Skorpios në Detin Jon, nga manjati rus Dmitry Rybolovlev.
Sipas AMNA, projekti do të përfshijë ndërtimin e 12 ose më shumë vilave luksoze, secila me një sipërfaqe totale prej 500 deri në 1.200 m², me një kapacitet total prej 48 shtretërish dhe lehtësirave të tjera shoqëruese, si SPA-s, restorante dhe një marinë.
Fusha sportive për golf, tenis, basketboll dhe futbolli gjithashtu do të ndërtohen në Skorpios.
Qëllimi i familjes Rybolovlev është krijimi i kompleksit të parë të akomodimit luksoz në Greqi, që ndodhet në një ishull privat që është një nga të paktët në mbarë botën.
Ishulli i Skorpios, i cili u ble rreth pesë vjet më parë nga trashëgimtari i manjatit të anijeve Aristoteli Onassis, Athena, është përcaktuar si Natura.
Kjo do të thotë që jo më shumë se 5 për qind e ishullit mund të ndërtohet, prandaj zhvillimi i tij bëhet me hapa shumë të kujdesshëm dhe në harmoni të plotë me mjedisin.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.