Maqedoni, bizneset përballen me probleme – Shkak situata politike në vend
“Shumë inspektime, institucione në “gjumë”, probleme me likuiditetin dhe kthim jo të rregullt të TVSH-së, ndërkohë shteti është në krizë politike, sektori i biznesit ballafaqohet me probleme të mëdha”.
Kështu shkruajnë mediat në Maqedoni, duke ia “faturuar” situatën ekonomike, krizës politike në vend, ku më tej theksohet se një pjesë e kompanive ankohen se në tre muajt e parë të këtij viti kanë rënie të qarkullimit prej 30 deri në 40%.
“Likuiditeti në mënyrë plotësuese u është rrezikuar edhe për shkak të kthimit jo të rregullt të TVSH-së nga shteti. Kriza politike në mënyrë plotësuese ka paralizuar institucionet. Biznesmenët ankohen se me muaj të tërë nuk mund të nxjerrin dokumente të rëndomta që janë të domosdoshëm për funksionim normal”, shkruan Alsat-M.
Sipas mediave, Oda e Maqedonisë Veri-Perëndimore thekson se kohëve të fundit janë shtuar kontrollet e inspektimit sidomos tek kompanitë e vogla dhe të mesme, ndërkohë që ato apelojnë që biznesi të mos jetë viktimë e situatës politike në vend.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.