Maqedoni, biznesi: Qeveria e re të ketë prioritet kthimin e borxhit
“Qeveria e re të ketë prioritet kthimin e borxhit”. Kjo është një ndër kërkesat e para që sektori i biznesit do t’i adresojë qeverisë së re.
Konkretisht bizneset do të kërkojnë nga qeveria e re të fokusohen te sipërmarrësit, që të zvogëlohen shpenzimet, me qëllim që biznesi të ecë para duke kërkuar më shumë mjete për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
“Gjithçka sillet rreth parave, sepse është në rrezik likuiditeti dhe duhet të gjejnë forca, në qeverinë e re që të shlyejnë të gjitha detyrimet që kanë ndaj sektorit privat. Normal duhet që t’i shlyejnë edhe ata mes vete në sektorin publik, por është shumë e rëndësishme paratë të fillojnë të qarkullojnë në sektorin privat. Në një mënyrë e thënë thjeshtë mungojnë paratë, mungon kapital i freskët, mjetet në qarkullim dhe mjetet që do të jenë të nevojshme për riinvestim”, tha Mile Boshkov, Kryetar i konfederatës së biznesit të Maqedonisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.