Maqedoni, ekonomistët: Qeveria të marrë masa për parandalimin e recensionit
Qeveria duhet të ndërhyjë urgjentisht me masa që vendi të mos hyjë në recesion. Këtë e kërkojnë një pjesë e ekonomistëve, pas informacioneve së djeshme se në tremujorin e dytë të këtij viti, prodhimi bruto vendorë ka shënuar ulje prej -1.8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton Alsat-M.
Hapi i parë që mund ta bëjë qeveria është ndërprerja e masave afatshkurta dhe populiste, e nga ana tjetër të nisë projekte që do t’i lëvizin të gjithë sektorët ekonomikë. Qëllimi kryesor i masave duhet të jenë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që hynë në recesion deri në fund të vitit.
Komuniteti i biznesit shprehet se duhet të përfundojë qasja selektive dhe favorizimi i sektorëve të caktuar. Pikërisht një qasje e tillë ndaj sektorit të ndërtimit, përmes projekti Shkupi 2014 e solli ekonominë e vendit në këtë gjendje.
Nga Ministria e Financave vlerësojnë se rënia e PBV-së ka të bëjë me ngecjen e ndërtimit të autostradave, që sipas tyre është problem i trashëguar për shkak të gabimeve në projekt.
Përkundër kësaj, të dhënat për PBV-në në tremujorin e dytë tregojnë rritje të qëndrueshme të eksportit dhe përshpejtimin e rritjes së konsumit (në raport me rritjen vjetore në tre muajt e parë).
Në mënyrë plotësuese, në tremujorin e dytë ka rënie të papunësisë me 0.3 pikë për qind krahasuar me tremujorin e parë dhe rritje të punësimit prej 2.7% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016.
Me fjalë tjera, me tejkalimin e krizës politike në muajin maj, tashmë të qarta janë shenjat e rimëkëmbjes së ekonomisë, thonë nga Ministria e Financave.
Nga dikasteri i financave thonë edhe se përmirësim të gjendjes do të japë edhe rishikimi i buxhetit me të cilin janë rritur shpenzimet produktive që gjenerojnë rritje, ndërsa nga ana tjetër janë shkurtuar shpenzimet joproduktive. Megjithatë, ekonomistët konsiderojnë se me të gjithë treguesit sipas të gjitha gjasave do të duhet që me kalimin e rritjes ekonomike nga 2.2 në maksimum 2%. realisht mund të pritet që PBV të jetë vetëm 1% këtë vit.
Ndryshe, rënie më të madhe ka në sektorin e ndërtimit, përgjithësisht 17.3%, ndërsa rritje ka në sektorin e bujqësisë dhe pyjeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.