Maqedoni-Greqi, mbahet në Shkup forumi ekonomik bilateral i dy vendeve
Një delegacion i biznesit grek nga sektori i agro-biznesit, ndërtimtarisë, industrisë ushqimore, të qumështit, verës, produkteve kimike si dhe çelikut, sot marrin pjesë në një forum ekonomik bilateral në Shkup.
Forumin në Shkup e organizon Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), nën kujdesin e Universitetit të Kolumbias në SHBA, raporton “zhurnal.mk”.
Delegacioni i biznesit, i kryesuar nga Kirijakos Lefakis, do të qëndrojë në Maqedoni dy ditë, dhe përveç pjesëmarrjes në forum, do të zhvillojë takime me kryetaren Daniella Arsovska, si dhe me përfaqësues të tjerë LOE. Gjithashtu janë planifikuar vizita në disa kompani anëtare të Lidhjes së Odave Ekonomike.
Forumi ekonomik bilateral i Maqedonisë dhe Greqisë mbahet si rezultat i marrëdhënieve tashmë të vendosura dhe të mira midis organizatave të të dyja vendeve.
Në vitin 2015, LOE nënshkroi Marrëveshjen e parë bilaterale për bashkëpunim dhe me këtë rast u mbajt edhe forumi i parë i biznesit mes Greqisë dhe Maqedonisë në Selanik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.