Maqedoni, kërkesat kryesore janë për kredi konsumatore dhe për shtëpi
Në tremujorin e katërt të 2016, kushtet për kreditim për individë janë lehtësuar e si pasojë janë rritur kërkesat për kredi konsumatore dhe për banesë. Rezultatet vijnë nga anketa në të cilën morën pjesë 14 banka vendase.
Sipas përgjigjeve bankave, edhe kushtet për kredi për biznese janë lehtësuar, por relativisht dobët krahasuar me anketën e mëparshme.
Në këtë mënyrë, kërkesat e bizneseve për kredi ishin më të ulëta se parashikimet, ndërsa tek individët kërkesat ishin brenda pritshmërive.
Nga statistikat e Bankës Qendrore totali i kredive të dhëna nga bankat është rritur me 0.99% krahasuar me vitin e mëparshëm.
Edhe për tremujorin e parë të 2017 bankat presin të vijojë trendi i lehtësimit të kushteve të kredisë, ndërsa pritshmëritë për aplikimet për kredi janë në rritje.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.