Maqedoni, Presidenti Ivanov: Ka ende pengesa për dhënien e mandatit
“Ka ende pengesa për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re”. Kjo përgjigje ka ardhur sërish nga kabineti i Presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ku ndër të tjera thonë se pengesat janë ato të përmendura nga kreu i Shtetit më 1 Mars.
Sipas Ivanov pengesa është përkrahja e një partie që vë në rrezik shtetin, integritetin dhe sovranitetin e Maqedonisë. Përgjigja nga kabineti i Presidentit erdhi pas thirrjeve të bëra nga LSDM-ja për dhënien e mandatit për qeverinë e re.
Presidenti Ivano, më 1 Mars iu drejtua qytetarëve duke kërkuar publikisht që Zaev të dalë kundër Platformës Shqiptare.
“Për sa kohë që unë të jem president, nuk do i jap mandatin ndonjë personi apo partie që e vë në rrezik shtetin, integritetin dhe sovranitetin e Maqedonisë dhe nuk mendoj që të heq dorë nga ky vendim”, tha Presidenti Ivanov më 1 Mars, ndërsa LSDM-ja ishte në pritje të marrjes së mandatit pas plotësimit të shumicës parlamentare.
Osman Dedja/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.