Maqedonia do të vazhdojë të marrë hua nga kreditorët e brendshëm. Vlera totale që duhet të kthejë

Maqedonia do të vazhdojë të marrë hua nga kreditorët e brendshëm. Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, ku thuhet se Maqedonia do të vazhdojë edhe sot me programin e saj të huamarrjes, përmes ankandit të letrave me vlerë.
Gjithashtu mediat thonë se në ankand do të nxirren letra me vlerë 12 mujore, 2 vjeçare dhe 15 vjeçare, ndërsa caku është në vlerën 88.8 milionë eurove.
“Nesër, respektivisht më 22 mars, Maqedonia duhet të kthejë po aq para që u morën borxh, ndërsa më 26 mars duhet të kthehen 4.1 milionë euro borxh. Sipas Ministrisë së Financave, shuma e përgjithshme e borxhit që duhet të kthehet këtë muaj është 168.83 milionë euro” shkruajnë mediat.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.