Maqedonia e Veriut heq tarifat e importit për vajin e lulediellit – Kërkon të sigurojë sasi të mjaftueshme për të ulur presionin mbi çmimet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut tha se ka vendosur të heqë tarifat e importit për vajin e lulediellit deri më 31 maj për të siguruar sasi të mjaftueshme për tregun vendas dhe për të ulur presionin mbi çmimet.
Qeveria zgjati gjithashtu një masë për të kufizuar eksportet e disa artikujve ushqimorë deri më 15 maj për të parandaluar mungesat e mundshme, tha ajo në një njoftim për shtyp.
Vendi kufizoi eksportet e grurit, elbit, misrit, jonxhës, miellit të grurit, farave të lulediellit, si dhe vajit të lulediellit në fillim të marsit.
Më herët qeveria hoqi gjithashtu TVSH-në dhe ngriu marzhet në shitjet e bukës, sheqerit, miellit, vajit të lulediellit, qumështit, mishit, orizit dhe vezëve në një përpjekje për të mbytur inflacionin.
Inflacioni mesatar vjetor i çmimit të konsumit në Maqedoninë e Veriut u përshpejtua në 8.8% në mars nga 7.6% në shkurt, tha zyra e statistikave të vendit javën e kaluar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.