Maqedonia e Veriut përgatitet për zgjedhjet e para që nga ndryshimi i emrit – Si do të votohet në kohë pandemie
Zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë së Veriut do të mbahen ketë të Mërkurë, dhe janë zgjedhjet e para që kur vendi ndryshoi emrin e tij vitin e kaluar ku pritet të shihet një konkurs midis dy koalicioneve që kanë gjerësisht të njëjtin objektiv: anëtarësimi në Bashkimin Europian.
Sondazhet e opinioneve sugjerojnë një garë të ngushtë midis koalicionit të Social Demokratëve Mozeme (“Ne Mund”) dhe Obnova konservatore (“Rinovimi”), e udhëhequr nga partia e qendrës së djathtë VMRO.
Zoran Zaev, lideri social demokrat që ishte kryeministër deri në janar, është duke shpresuar se votuesit do ta kthejnë atë në detyrë me rastin e mandatit të tij të parë.
Ai anëtarësoi vendin e tij në NATO dhe vulosi Marrëveshjen e Prespës, një marrëveshje historike me Greqinë fqinje që i dha fund një mosmarrëveshje të gjatë për emrin e këtij vendi.
Por ai dha dorëheqjen pasi BE dështoi t’i ofrojë Maqedonisë së Veriut një datë për të filluar bisedimet e anëtarësimit për të cilën lideri i VMRO-së Hristijan Mickoski thotë se është dështimi i Zaev.
Mickoski po bën fushatë me një mesazh të veçantë nacionalist, duke u apeluar veçanërisht votuesve që janë zhgënjyer nga ndryshimi i emrit të vendit.
Njëri nga kandidatët e partisë, Aleksandar Nikolovski, ka premtuar se do të revokojë Marrëveshjen e Prespës nëse siguron vende të mjaftueshme.
“Ne kemi një qëndrim të qartë se një shumicë prej dy të tretave në parlament janë të nevojshme për ndryshimin e kushtetutës. Nëse e marrim atë, sigurisht që do ta bëjmë atë,” tha ai.
Maqedonia e Veriut është një nga vendet më të varfëra të Europës me një PBB për frymë rreth 5.300 €. Rreth gjysma e dy milion njerëzve të saj jetojnë në prag të varfërisë.
Këto zgjedhje tashmë janë ndërprerë nga pandemia e koronavirusit: një qeveri kujdestare u formua në janar dhe caktoi një votim për 12 Prill, por ajo datë duhej të shtyhej pasi u përhap virusi.
Shumica e njerëzve në Maqedoninë e Veriut do të votojnë të Mërkurën, por janë marrë dispozita të posaçme për ata që janë në karantinë për shkak të pandemisë koronavirus: zyrtarët zgjedhorë dhe ekipet mjekësore do të marrin me vete kutitë e votimit të hënën.
Të burgosurit, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë do të votojnë ditën e martë.
Asnjë nga partitë kryesore nuk pritet të sigurojë 61 vendet e nevojshme për shumicën në parlamentin me 120 anëtarë, domethënë më i madhi nga të dy do të kërkojë të qeverisë me një parti etnike shqiptare.
Kjo parti ka të ngjarë të jetë Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili ka qenë në qeveritë e koalicionit maqedonas për 18 vitet e fundit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.