Marifetet e gjuhës së trupit – Ja si mund t’i kuptoni ato

Gjuha e trupit siguron një sasi mahnitëse informacioni mbi atë që njerëzit e tjerë janë duke menduar në qoftë se ju dini se çfarë të kërkoni. Një hulumtim i kryer nga UCLA ka treguar se vetëm 7 për qind e komunikimit është e bazuar në fjalët aktuale që themi. Për sa i përket pjesës tjetër 38 për qind vjen nga toni i zërit. Ndërsa pjesa e mbetur që është 55 për qind vjen nga gjuha e trupit. Mësoni se si të bëheni të vetëdijshëm për të interpretuar këtë 55 për qind që vjen pikërisht nga gjuha e trupit.
- Krahët dhe këmbët e kryqëzuar
Krahët dhe këmbët e kryqëzuara sinjalizojnë rezistencë ndaj ideve tuaja. Ato janë barriera fizike që tregojnë se personi tjetër nuk është i hapur me ju për atë që jeni duke thënë. Edhe nëse ata janë të qeshur apo të angazhuar në një histori të këndshme, gjuha e trupit i tregon të gjitha. Psikologjikisht, këmbët apo krahët e kryqëzuara sinjalizojnë se një person është i bllokuar mendërisht, emocionalisht si dhe fizikisht.
- Buzëqeshja reale rrudhë sytë
Kur vjen puna te e qeshura goja mundet të gënjejë por sytë asnjëherë. Buzëqeshjet e vërteta arrijnë deri te sytë, rrudhosin lëkurën dhe krijojnë vija në anë të syve. Njerëzit shpesh buzëqeshin për të fshehur atë që ata janë duke ndjerë apo menduar, kështu që herën tjetër që doni të dini nëse buzëqeshja e dikujt është e vërtetë apo jo shikoni sytë.
- Sytë që shtiren
Shumë prej jush e kanë shumë të dëgjuar shprehjen: “Më shiko në sy kur flet me mua”. Prindërit tanë e kanë thënë këtë shprehje nën supozimin se është e vështirë të shikosh dikë në sy ndërkohë që po gënjen. Por kjo është një njohuri e cila nuk është shumë e qëndrueshme pasi dikush mundet ti rezistojë kontaktit të syve vetëm për të treguar që nuk është duke gënjyer.
- Vetullat e ngritura sinjalizojnë siklet
Ka tre emocione të cilat i bëjnë vetullat të ngrihen: befasia, meraku si dhe frika. Provoni të ngrini vetullat kur jeni duke patur një bisedë rastësore e relaksuese me një mik. Është e vështirë të bëhet, nëse dikush që flet me ju ngre vetullat në një temë e cila nuk shfaq as habi, merak apo frikë atëherë diçka tjetër po ndodh.
- Prekja e vetvetes gjatë një bisede
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme por ky është një refleks i natyrshëm i cili na ndodh të gjithëve Prekja e hundës, faqeve apo buzët tuaja është një mënyrë e zakonshme për të qetësuar veten, por mundohuni ta shmangni këtë pasi prekja e fytyrës suaj, loja me duar apo bizhuteri ju bën të perceptoheni nga të tjerët si persona të pasigurt.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.