Marka prestigjioze e makinave shënon humbje rekord të fitimeve
Shefi Ekzekutiv i Renault, Luca de Meo ka pësuar një humbje rekord prej 8 miliardë eurosh në vitin pandemik.
“Fillimi i vitit ka treguar disa shenja dobësie” u tha De Meo analistëve, duke shtuar se shpresonte për një “surprizë pozitive” në gjysmën e dytë.
Renault vlerësoi se problemet mund të ndikojnë në prodhimin e saj me rreth 100.000 automjete këtë vit.
Grupi tashmë ishte me humbje në 2019, me një shumë prej 141 milion eurosh, por humbja në 2020-ën ishte edhe më e fortë.
Burimi origjinal: Reuters
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.