Marrëveshja BE-Mercosur – Mund të refuzohet nga vendet anëtare të unionit
Bashkimi Europian dhe katër vende të Amerikës Jugore, muajin e kaluar i dhanë fund bisedimeve 20-vjeçare mbi tregtinë, por nuk është ende e qartë nëse marrëveshja do të shikojë ndonjëherë dritë në fund të tunelit. Brazili, Paraguaji, Uruguai dhe Argjentina ranë dakord të hapin tregjet e tyre me 28 vendet e Bashkimit Europian, pavarësisht kritikave të fundit për multilateralizëm nga e gjithë bota.
Megjithatë, marrëveshja tregtare po shton shqetësimet në disa vende që kanë një sector bujqësor të fuqishëm, si Franca dhe Irlanda. Vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe Parlamenti Europian do të duhet ta rafitikojnë marrëveshjen, përpara implementimit të saj. Në disa raste, edhe parlamentet kombëtare do të ketë fjalën e tyre. Për më tepër, analistët paralajmërojnë se ratifikimi i marrëveshjes do të dështojë. Në rastin e Parlamentit Europian, shumica përbëhet kryesisht nga partitë e qendrës, të cilat në teori do ti japin dritën jeshile adoptimit të marrëveshjes.
Por, ndasitë që ekzistojnë brenda socialistëve europianë mund të detyrojnë disa politikanë të qendrës së majtë të votojnë kundër marrëveshjes. E njëjta marrëveshje tregtare do të duhet të miratohet gjithashtu nga parlamentet e katër vendeve të Amerikës së Jugut, të cilat së bashku formojnë atë që quhet blloku tregtar Mercosur. Fermerët në Irlandë dhe në Francë janë të shqetësuar për rritjen e importeve të mishit nga Amerika e Jugut.
hoqata irlandeze e Fermerëve tha në faqen e saj se marrëveshja me Mercosur do të ketë një impakt të rëndë te fermerët irlandezë dhe europianë, të cilët tashmë janë dëmtuar nga Brexit dhe nga rënia e konsumit. Por, Komisioni Europian argumenton se marrëveshja rrit aksesin e firmave europiane të produkteve industriale dhe të automjeteve, që aktualisht janë subjekt i tarifave prej rreth 35%.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.