Marrëveshja për paketën 1,9 trilionë USD – Demokratët dakordësohen për detajet e ndihmës ndaj COVID-19
Demokratët në Senatin e SHBA thanë se kishin zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre mbi ndihmën e papunësisë në faturën e ndihmës COVID-19 të Presidentit Joe Biden me 1,9 trilion dollarë.
Marrëveshja do të rikthejë nivelin e përfitimeve të papunësisë të parashikuara në versionin e projektligjit që kaloi Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar dhe vendosi lehtësime të reja taksash.
Kompromisi mes demokratëve, të cilët kontrollojnë Dhomën me diferencën më të ngushtë të mundshme, i lejoi ata të kalonin në një seri votash në të cilat republikanët do të përpiqeshin të ndryshonin ligjin.
Ndihma për papunësinë ishte vetëm një nga shumë pikat e mosdakordësimit në paketën gjithëpërfshirëse. Një përpjekje për të rritur pagën minimale u rrëzua. Në paketë parashikohej rritjen e mbështetjes me 400 dollarë në javë deri më 29 gusht, për të ndihmuar amerikanët që kanë humbur vendet e punës për shkak të vështirësive të shkaktuara nga koronavirusi. Kompromisi në Senat do të ulte përfitimin javor në 300 dollarë, por do ta zgjaste atë deri më 6 shtator. 10,200 dollarët e parë do të ishin pa taksa. Marrëveshja gjithashtu parashikon ngrirjen e taksave për bizneset deri në vitin 2026.
Demokratët kanë një shumicë të vogël në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Kongresi po përpiqet të përfundojë sa më parë punën për këtë paketë, me qëllim që presidenti Biden të mund ta nënshkruajë përpara 14 marsit, kur disa përfitime ekzistuese të lidhura me pandeminë do të skadojnë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.