Marrëveshja politike, Crawford: Qetësia politike, siguri për biznesin
Arritja e marrëveshjes mes forcave politike nuk ndikon vetëm në stabilitetin e vendit, por edhe rrit besueshmërinë e investitorëve.
Kështu u shpreh në një prononcim për TV SCAN, Presidenti i Dhomës Amerikane në Shqipëri, Mark Crawford.
Sipas tij, qetësia politike në Shqipëri është një hap pozitiv edhe për rajonin.
“Për investitorët çdo lajm është pozitiv nëse zgjedhjet shkojnë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve, sa më transparente dhe sa më të qeta. Në fund të fundit ne do të bashkëpunojmë me këdo që zgjedhin shqiptarët. Ne si investitorë të huaj presim derisa të jetë situata e qetë, pastaj do investojmë, edhe për ata që janë këtu te riinvestojnë”.
Prej mëse 3 muajsh klasa politike në vend “zien” nga debatet e ashpra, mbi zgjedhjet dhe situatën në vend.
Kjo ka ndikuar edhe te biznesi. Sipërmarrësit vendas dhe të huaj në shumë raste janë shprehur se kjo klimë po dëmton imazhin e Shqipërisë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.