Marrëveshja/Shqipëria vendos marrëdhëniet diplomatike me Bahamasin
Shqipëria ka rritur dhe më tej aktivitetin e saj diplomatik duke shtuar listën e vendeve me të cilat ka marrëdhënie diplomatike.
Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komonuelthit të Bahamas. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ngarkohet për zbatimin e këtij vendimi.
Komonuelthi i Bahamas gjendet në Oqeanin Atlantik dhe përbëhet nga rreth 700 ishuj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.