Marrëveshje në Gjermani – Raportohet se bisedimet për formimin e qeverisë kanë bërë progres
Liderët e partive në Gjermani, arritën një dakordësi në bisedimet për të formuar qeverinë e re, sipas publikimeve mediatike. Kancelarja Angela Merkel hyri në bisedime me partinë rivale më herët gjatë javës, në një përpjekje për të formuar koalicionin qeverisës.
Kjo erdhi pas muajsh të pasigurisë politike në ekonominë më të madhe të Eurozonës, që kishin krijuar dyshime mbi lidershipin e ardhshëm të Merkel.
Pas 24 orësh bisedime, një plan më formal për bisedimet për koalicion u prezantua ndaj anëtarëve të partisë. Rasti më i mirë, nuk do të ketë ende një qeveri deri në fund të muajit Mars, sipas disa ekspertësh.
Merkel, liderja e aleancës konservatore, të përbërë nga Unioni Kristian Demokrat dhe partia bavareze, Unioni Kristian Social, u takua me Martin Schulz, kreun e Social Demokratëve, për bisedime paraprake.
Partia Social Demokrate ka refuzuar më parë për të krijuar përsëri një koalicion qeverisës, duke marrë parasysh rezultatin famëkeq që mori në zgjedhjet e fundit prej aleancave të krijuara.
Megjithatë, pasi bisedimet për koalicion mes Merkel dhe dy partive të tjera dështuan, partia Social Demokrate ndryshoi qëndrim.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.