Marrëveshjet doganore – Dhuratat që bëjnë vendet, ndër to edhe Shqipëria
Shkëmbimi i dhuratave mes shteteve të ndryshme kur nënshkruhen marrëveshje biznesi ndryshon. Secili shtet ka dhurata specifike e mënyra të veçanta për dhënien e tyre. Si pjesë e tretë e dhurimit ndër kulturor në mbarë botën Huffington Post shqyrton implikimet e ndryshme gjatë dhënies dhe marrjes së dhuratave në Europën Qendrore dhe Lindore, ashtu siç janë përcaktuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Vendet e përfshira janë Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Republika Ceke, Hungaria, Polonia, Rumania, Republika Sllovake dhe Sllovenia.
Shqipëria: Dhuratat nuk shkëmbehen gjatë mbledhjeve fillestare. Megjithatë dhurata e vogla nga vendi ynë vlerësohen. Preferohet mbështjellja profesionale dhe dhuratat hapen privatisht.
Bullgari: Dhuratat e përshtatshme përfshijnë pajisjet e tavolinës me çmim të moderuar të tilla si stilolaps, orë apo bllok shënimesh etj.
Kroacia: Bashkëpunëtorët e biznesit nuk shkëmbejnë dhurata gjatë takimeve fillestare. Dhurata të vogla nga shtëpitë tuaja vlerësohen. Shmangni dhuratat e shtrenjta pasi politikat e kompanisë i kufizojnë dhuratat në varësi të vlerës.
Republika Ceke: Dhuratat e përshtatshme mund të përfshijnë si tavolina, makina llogaritëse apo pije alkoolike të tilla si Scotch dhe Bourbon janë të pranueshme. Në Republikën Ceke nëse marrin një dhuratë, e hapin menjëherë për të treguar vlerësim. E më pas dërgojnë një shënim falënderues brenda 24 orëve.
Hungari: Dhuratat e përshtatshme përfshijnë çokollata jo shumë të kushtueshme, lule ose pije alkoolike të vendit të përshtatura me shijen personale të pritësve të tyre. Shmangen dhuratat e shtrenjta.
Poloni: Dhuratat shkëmbehen gjatë takimeve fillestare dhe pasi marrëveshjet mbyllen. Shembuj të përshtatshëm për dhuratë përfshijnë suveniret e vendeve të origjinës dhe artikujt e markës së kompanisë.
Rumania: Dhuratat e vogla janë më të sjellshmet dhe shihen në shenjë bashkëpunimi. Dhuratat hapen menjëherë.
Republika Sllovake: Bashkëpunëtorët e biznesit nuk shkëmbejnë dhurata në mbledhjet fillestare. Dhuratat e përshtatshme përfshijnë lule, alkool, ose një dhuratë me çmim të moderuar nga vendi i tyre.
Sllovenia: Dhuratat nuk janë të zakonshme. Suvenire të vogla, verë, apo një dhuratë e korporatave janë të mirëseardhura në fund të mbrëmjes. Dhuratat e papërshtatshme përfshijnë artikuj të shtrenjtë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.