Marrja e informacionit në Kuvend – Tarifat variojnë nga 5- 25 lekë për fletë dhe 50 lekë për CD
Marrja e informacionit nga institucionet shtetërore shpesh herë kthehet në problem. Edhe pse e drejta e informimit është e sanksionuar me ligj, përgjigjet që kthejnë institucionet ndaj kërkesës për informacion në shumicën e rasteve janë të cunguara.
Nëse një person fizik ose juridik i drejtohet Kuvendit për të marrë informacion, ai mund ta përfitojë informacionin falas nga 1-10 fletë. Por nëse informacioni i kërkuar e kalon këtë numër atëherë qytetarët do të duhet të paguajnë tarifa të cilat janë miratuar si më poshtë.
Për fotokopjet bardhë e zi nga 11-100 fletë do të paguhen me 9 lekë/copa, më shumë se 100 fletë do të kenë një tarifë prej 5 lekë/copa. Edhe printimet bardhë e zi do të kenë të njëjta tarifa, ndërsa printimet me ngjyra do të kenë tarifa më të larta.
Përkatësisht për numrin e fletëve nga 11-100 qytetari do të paguaj 20lekë/copa, ndërsa për më shumë se 100 fletë tarifa do të ulët në 10 lekë/copa. Sa u përket skanimeve tarifat do të jenë më të larta 11-50 skanime do të paguhen me 25 lekë copa nëse kalohet ky numër do të paguhen me 20 lekë /copa.
Sa i përket informacionit të kërkuar me CD do të kushtojë 50 lekë ndërsa informacioni i kërkuar online do të jetë pa pagesë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.